Telegrafi

Vetëvrasja e 27-vjeçares në Kamëz, i dyshuari që shpërndau foton e të resë: Ma punoi shoku i ngushtë

Sibora Abedini, 27 vjeçe, banuese në Kamëz i dha fund jetës këtë të hënë duke u hedhur nga tarraca e katatit të katërt e banesës ku jetonte me qira.

Shkak për ndërmarrjen e aktit ekstrem është publikimi i një fotoje të saj intime në Tik Tok me personazhin e Tik Tok, Altin Çoku.

Ky i fundit është arrestuar nga policia si personi i dyshuar se shpërndau foton në rrjete sociale.

Por në një video-live në rrjetin Tik Tok, teksa bisedonte me reperin Kleviol Ahmeti, Çoku thotë se në momentin që Sibora i dërgoi foton, ai ndodhej në tualetin e një kafeneje dhe ishte shoku i tij i ngushtë që pa mesazhin dhe e mori foton, pasi telefonin e mbante pa kod.

Lexo po ashtu Vetëvrasja e 27-vjeçares në Kamëz, kush është personazhi i TikTok-ut që publikoi foton intime

Sipas tij më pas kjo foto u shpërnda në rrjet dhe u hapën profile me emrin e tij.

“A e di çfarë më ka bërë burri i huaj mua, shoku i ngushtë? Unë ishe me një shoqen timen në hotel dhe ajo bëri një foto lakuriq, kokën te gjoksi im. Më pas dola për kafe me një shokun tim dhe unë telefonin e mbaj pa kod, kur shkova në banjon e lokalit ajo goca më ka nisur foton, duke më thënë shihe çfarë foto kemi bërë në hotel. Edhe ky shoku im ka shkuar ka marrë foton dhe ia ka shpërndarë miletit, të cilët kanë hapur profil në Tik Tok. Goca e huaj e ndarë nga burri dhe ka tentuar dy herë të vrasë veten”, tha ai.

27 vjeçarja jetonte me qira në Kamëz, ashtu si autori i arrestuar. Ajo ishte e martuar me një shtetas nga Kosova me të cilin kishte dhe një vajzë. Problemet në çift kishin bërë që martesa të mos funksiononte dhe të kishte një krisje.

Teksa çifti ishte drejt ribashkimit publikimi i fotos me Çokun bëri që 27-vjeçarja të pësonte trauma dhe të ndërmerrte aktin ekstrem.

https://www.tiktok.com/@funny0vide/video/7333872657630498094?embed_source=71929437%2C121374463%2C121351166%2C71838019%2C121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_masking&refer=embed&referer_url=newsbomb.net%2Faltin-coku-tregon-historine-e-fotos-intime-me-vajzen-qe-u-vetevra-e-publikoi-shoku%2F&referer_video_id=7333872657630498094