Site icon Telegrafi

Vetëvendosjes i bashkohet psikologu Fitim Uka

Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar psikologu Fitim Uka.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ai ka thënë që së bashku me deputetin e Lëvizjes, Shemsi Sylën i kanë uruar mirëseardhje në parti, Fitim Ukës.

“Fitim Uka është 32 vjeç dhe i ka kryer studimet e doktoraturës në Universitetin e Freiburgut në Gjermani ndërkaq studimet e post-doktoraturës në Universitetin e Illinois në ShBA. Paraprakisht, studimet bazike për psikologji i ka mbaruar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës kurse studimet master në Universitetin Ludvig Maximilian të Munichut. Sot ai na u bashkua në Vetëvendosje, ku e mirëpritëm bashkë me deputetin e Lëvizjes, Shemsi Syla. Fitim Uka, është ligjërues i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, themelues i Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale e Mjekësore, si dhe botues i revistës psikologjike “Psika”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Telegrafi.

Kurti ka thënë se, Uka numëron mbi 50 paraqitje në konferenca të ndryshme shkencore brenda e jashtë vendit dhe dhjetëra publikime shkencore në revista të njohura ndërkombëtare.

“Fitimi i ka tashmë shumë miq e kolegë, e po aq edhe studentë e ish studentë të tij që e prisnin në Lëvizje, praninë dhe dijen dhe kontributin e tij”, ka shkruar Kurti./Telegrafi/

Exit mobile version