Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar si kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtin. Kështu është vendosur në mbledhjen e mbajtur të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Këtë e ka bërë të ditur sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj.
Postimi i plotë i Molliqajt:
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes, nominoi Albin Kurtin për kandidat të VETËVENDOJSE!-s.
Dija, guximi, vendosmëria dhe të qenit i pakorruptueshëm, e bëjnë Albin Kurtin prijësin e vetëm të ndryshimit në Kosovë. E vullneti i madh qytetarëve për ndryshim do ta bëj Albinin kryeministër!