Telegrafi

​Vetëvendosje: Takimi i fshehtë Arifi – Gjuriq, vazhdim i avazit antikombëtar

Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se qytetarët e Kosovës morën vesh prej informacioneve të publikuara nga mediat, e më vonë të konfirmuara nga Vuçiqi, se në Berlin janë mbajtur takime të fshehta mes përfaqësuesit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifit dhe të dërguarit të Vuçiqit, Marko Gjuriq.

“Qytetarët e Kosovës morën vesh prej informacioneve të publikuara nga mediat e më vonë të konfirmuara nga Vuçiqi, se në Berlin janë mbajtur takime të fshehta mes përfaqësuesit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifit, dhe të dërguarit të Vuçiqit, Marko Gjuriq”, vlerëson LVV.

Komunikata e plotë e LVV-së:

Takimi i fshehtë Arifi – Gjuriq, vazhdim i avazit antikombëtar

Qytetarët e Kosovës morën vesh prej informacioneve të publikuara nga mediat e më vonë të konfirmuara nga Vuçiqi, se në Berlin janë mbajtur takime të fshehta mes përfaqësuesit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifit, dhe të dërguarit të Vuçiqit, Marko Gjuriq.

Lexo po ashtu PSD: Takimi i fshehtë në Berlin, papërgjegjësi dhe joseriozitet

Haradinaj, është ai i cili fillimisht sapo u bë kryeministër, në mënyrë antikushtetuese ia la dialogun Thaçit. Kësisoj ai ia hapi rrugën projektit antikombëtar, atij të copëtimit të Kosovës. E tash, kur projektin e copëtimit të Kosovës e ndalëm, përmes protestave masive si dhe duke e diskredituar ndërkombëtarisht, kryeministri dërgon këshilltarin e tij në takime të fshehta. Ky kryeministër i cili nuk pranoi të marrë haptazi përgjegjësitë e tij duke ndalur rrezikun që po sillte Thaçi, tash, po shkon fshehurazi për të ringjallur projekte të marra fund, siç ishte “Zajednica”.

Lexo po ashtu Presidenca thotë se nuk ishte në dijeni për takimin e përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë në Berlin

Ne nuk e dimë ç’mund të jetë folur në atë takim, sepse askush nuk e njoftoi as popullin e Kosovës e as parlamentin për këtë takim. Por, një gjë është e sigurt, nuk do të ketë kurrë dialog pa i ndjekur katër hapat që e bëjnë dialogun legjitim e demokratik, dhe ato janë:

1 – Shqyrtimi i marrëveshjeve të deritashme dhe vlerësimi i dialogut 2011-2017 2 – Përcaktimi paraprak i qëllimeve të Kosovës në këtë dialog që bëhen kërkesa ndaj Serbisë.

Lexo po ashtu LDK kundër takimeve të fshehta me Serbinë

Pas këtyre, zgjedhje të reja dhe legjitimim të institucioneve demokratike që e drejtojnë dialogun. Dhe, dy hapa tjerë pastaj:

3 – Përgatitje e platformës ku përcaktohen parimet, temat e panegociueshme e ato të ngutshme për t’u trajtuar në dialog. 4 – Formimi i një ekipi negociator gjithëpërfshirës, me udhëheqje kredibile e strategji.

Këto përpjekje për të gjetur rrugë të fshehta, nuk i japin kredibilitet dialogut të diskredituar. Me këtë mungesë transparence, Haradinaj po tregon se i qaset dialogut me mentalitet të njëjtë si të Thaçit.