Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka nisur procedurën për mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Hoti.
Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk ka qytetar në Kosovë që nuk është i vetëdijshëm se kjo qeverisje është ilegale dhe ilegjitime.
“Kjo qeveri është jokushtetuese dhe joligjore. Kjo Qeveri e ka dëshmuar tashmë se është e paaftë për të qeverisur vendin… Shëndeti dhe jeta e qytetarëve po rrezikohet për shkak të keqqeverisjes me pandeminë dhe me vendin në përgjithësi. Ne nuk e dimë si shoqëri se si do të na gjejë shtatori…”, ka thënë Nagavci,
Ndërkaq, Rexhep Selimi po nga kjo parti bëri të ditur se Grupi parlamentar i VV-së sot do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve për procedimin e mocionit të mobesimit ndaj Qeverisë Hoti.
“…Nga sot Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë”, tha Selimi, duke u bërë thirrje të gjitha grupeve parlamentare, deputetëve të përkrahin këtë mocion. /Telegrafi/