Site icon Telegrafi

Vetëvendosje publikon numrat personal të Adem Grabovcit (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar numrat personal të protagonistit kryesor të serisë së përgjimeve “Dosja e Shefave”, Adem Grabovcit.

Vetëvendosje ka publikuar dy numrat e Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, duke u bërë thirrje qytetarëve me sarkazëm që t’i telefonojnë këta dy numra, duke thënë se këta janë numrat e Qendrës së punësimeve familjare dhe partiake.

“Numrat e publikuar ne këtë poster janë numrat personal të Adem Grabovcit.

Nga përgjimet e publikuara deri më tani dhe nga ato që priten të publikohen po faktohet kapja e shtetit nga klani “Pronto”. Ky pushtet rrëzohet vetëm përmes presionit të secilit nga ne. Telefononi!”, ka shkruar Lëvizja Vetëvendosje në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Exit mobile version