Site icon Telegrafi

Vetëvendosje me peticion kërkon zgjedhje, Aliu: Për momentin nuk ka nevojë për protesta

Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë për media ka bërë të ditur se do të nis një peticion online në të cilën do të kërkohet që vendi të shkojë në zgjedhje.

Sekretarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimurati, dhe Liburn Aliu, thanë se zgjedhjet janë zgjidhje e krizës politike e vetmja rrugë për të dalë nga ngërçi.

“Nuk do të lejohet shkelja e demokracisë së popullit. Qeveria u godit prej LDK-së dhe PLAN. Ngulfatja e shtetit me borde e shumë të tjera. Duan ta grabitin shtetin, vendimi i Kushtetueses ishte antikushtetues, i cili hapi rrugë për regjim”, u tha në konferencë.

“Çka tjetër mund të prisnim nga një Gjykatë kur gjyqtarët janë të kapur nga PLAN-i e të kërkuar nga Interpoli”, tha Haxhimurati.

Deputeti i LVV-së, Liburn Aliu  ka ftuar partitë politike të garojnë në zgjedhje dhe të shohin se kë e zgjedhin populli.

“Vullneti politik i zgjedhjeve ishte i qartë. Politika e re duhet të qeverisë. U dëshua qartë se qeverisja Kurti ishte ndryshe dhe se shteti mund të qeverisjes pa korrupsion. Kjo qeveri bëri punë të mëdha edhe pse LDK-ja e la vetëm. Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja, le të garojmë në zgjedhje dhe populli të vendos se ç’lloj qeverisje dëshiron. Andaj hapi ynë i parë do të jetë hapi ynë i parë i nënshkrimeve nga për peticion me të vetmën kërkesë për zgjedhje të reja”, tha Aliu.

Sipas tij peticioni është rezistencë, duke thënë se veprimet e LVV-së do të jenë paqësore me mjete legjitime.

Sa i përket protestës, se ka përjashtuar si reagim ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por ka thënë se për momentin nuk ka nevojë.

“Nuk i kemi organizuar ne edhe pse jemi nën presion nga aktivistët dhe qytetarët. Protestat janë pjesë e Vetëvendosjes, ne si përjashtojmë asnjëherë, por njëherë për njëherë s’ka nevojë për protestë”, tha Aliu.

Në konferencë u fol edhe për raportin e UNDP-së mbështetur nga UNICEF-i.

“Sot kemi parë një raport të UNDP-së ku konstatohet se kënaqshëmria me punën e ekzekutivit është rritur. I njëjti raport tregon se me punën e kryeministrit Kurti janë të kënaqur 65 për qind e qytetarëve. Edhe pse kjo qeveri u godit prej LDK-së ajo vazhdoi të bëjë punë të mirë. Aktvendimi i Gjykatës hap rrugë për regjim ku vota e qytetarëve bëhet e parëndësishme. Do të nisim një peticion online për të kërkuar zgjedhje”, tha Haxhimurati. /Telegrafi/

Exit mobile version