Lëvizja Vetëvendosje në Kamenicë ka publikuar draft-marrëveshjen për bashkëqeverisje, e cila i është propozuar AAK-së dhe AKR-së.
Në ‘marrëveshjen politike’ thuhet se VV do të udhëheq me 60 % të drejtorive, AAK do ta ketë nënkryetarin e Komunës dhe 30 % të drejtorive komunale, kurse AKR kryesuesin e Kuvendit dhe 10 % të drejtorive, shkruan kamenicapress.
Në këtë komunë në balotazh janë Qëndron Kastrati i Lëvizjes Vetëvendosje me Shaip Surdulli i Lidhjes Demokratike të Kosovës.