Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi pritet që të votohet këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës.
Edhe përkundër asaj që disa deputetë të pozitës kanë deklaruar se nuk do të votojnë pro ratifikimit të kësaj marrëveshje, koalicioni qeverisës është shprehur i vendosur se çështja e kufirit me Malin e Zi do të kryhet në seancën e 1 shtatorit.
Për të kundërshtuar ratifikim e kësaj marrëveshje, Lëvizja Vetëvendosje ka thirru protestë gjithë popullore në Prishtinë.
Kjo protestë e cila ishte caktuar për në orën 10:00, është shtyrë për një orë, transmeton Telegrafi.
Protesta pritet të fillojë në orën 11:00 e kjo është bërë e ditur në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook ku kanë krijuar eventin për këtë protestë.
Kjo shtyrje e orës së fillimit të protestës siq duket ka ardhur pasi që Kuvendi i Kosovës dje vendosi që ta shtyjë edhe seancën për një orë e gjysmë.
Pra, protesta do të nis në orën 11:00, ndërkaq seanca në orën 11:30./Telegrafi/