Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse në zgjedhjet e fundit lokale mori tri komuna të Kosovës, ajo tani ka mbetur vetëm me një.
Kryetari i rizgjedhur i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje sonte nga partia e Albin Kurtit derisa Qëndron Kastrati i Kamenicës një hap të tillë e kishte marrë javë më parë.
Që të dy nuk janë pajtuar me mënyrën e funksionimit të partisë, andaj kanë zgjedhur rrugën e ndarjes.
Aktualisht është vetëm Mytaher Haskuka i Prizrenit që rreshtohet krah Kurtit.
Rikujtojmë se së fundi shumë anëtarë e deputetë të VV-së kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Lëvizje.
Ndërkaq, Vetëvendosje ka mbetur e ndarë në krahun e Kurtit dhe atë të Dardan Molliqajt ndërkohë pritet që së shpejti këta të fundit ta zyrtarizojnë partinë e re.