Lëvizja Vetëvendosje po mban mbledhjen e Kryesisë, një ditë pas takimit të liderit të LVV-së, Albin Kurti me presidentin Hashim Thaçi.
Lajmin për mbledhjen e Kryesisë së LVV-së e konfirmuan për Telegrafin zyrtarë të kësaj partie.
Ndryshe, një ditë më parë në takimin me presidentin Hashim Thaçi, lideri i lëvizjes Vetëvendosje tha se do ta njoftojë Kryesinë e partisë me rrjedhjen e takimit me Thaçin dhe përmes një shkrese zyrtare do t’ia dërgojë presidentit emrin e të nominuarit për kryeministër.
Lideri i LVV-së ka thënë se LDK e ka rastin unik ta dëgjojë zërin e qytetarëve që votuan për ndryshim.
Edhe LDK, një ditë më parë pas mbledhjes së Kryesisë ka bërë të ditur se është e gatshme të vazhdojë bisedimet me LVV-në për krijimin e Qeverisë. /Telegrafi/