Protesta e cila do të mbahet të shtunën e organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kundër arrestimin të liderit të tyre Ramush Haradinaj do ta ketë edhe mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputeti Rexhep Selimi ka konfirmuar për Indeksonline se Vetëvendosja do ta mbështes qdo proteste kundër arrestimeve që bëhen nga Interpoli me fletë arreste të Serbisë.
“Që nga momenti i arrestimit të zotit Haradinaj, kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje, deputetët si dhe gjithë anëtarë e saj e kanë mbështetur dhe kanë qenë pjesë e protestave të ndryshme që janë zhvillu nëpër qytete kundër arrestimit të Ramush Haradinajt edhe ndaj listave e paraqitura në Interpol nga Serbia për arrestimin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Selimi.