Site icon Telegrafi

Vetëvendosje iu jep hapësirë secilit anëtar partie të kandidojë për deputet

Foto: Ilustrim

 Lëvizja Vetëvendosje u ka dhënë hapësirë secilit anëtar partie për të kandiduar për deputet.

Përmes një shkrimi në faqen zyrtare në Faceook, Vetëvendosje ka treguar hapat që duhet ndjekur për t’u përzgjedhur si kandidat potencial.

Nëse një anëtar i Vetëvendosjes nuk e fut në listën e të privilegjuarve, ai duhet ta shpallë vet kandidaturën.

Që të arrihet deri të propozimi për të kandiduar për deputetë, janë disa procedura.

“Secili anëtar i Vetëvendosjes duhet të mbledhë 1/5 e nënshkrimeve të anëtarëve të këshillit të qendrës në komunën e tij, e pastaj të bëhet kandidat i brendshëm i cili votohet në një mbledhje zgjedhore të këshillit të qendrës në secilën komunë”, thuhet në rregulloren e VV-së, njofton Telegrafi.

Por jo të gjithë emrat për kandidatë do të vendosen nga Vetëvendosje. 1/4 e emrave të listës së Vetëvendosjes si kandidat për deputet, e vendos lideri i partisë.

Exit mobile version