Lëvizja Vetëvendosje sot do të hapë zyrtarisht fushatën në Mitrovicë.
Në një njoftim për media Vetëvendosje bën të ditur se tubimi hapës do të bëhet në ora 16:00 në sallën “Minatori”.
Në tubim merr pjesë edhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti.
Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme pritet të mbahen me 6 tetor.
Në këto zgjedhje do të garojnë 25 subjekte politike/koalicione parazgjedhore. /Telegrafi/