Site icon Telegrafi

Vetëvendosje: Gjashtë vite nga Ligji për amnisti – ishte produkt i negociatave të dëmshme Thaçi-Daçiq

Lëvizja Vetëvendosje ka përkujtuar krijimin e Ligjit për amnisti. Përmes një videoje të postuar në faqen zyrtare të LVV-së në Facebook thuhet se amnistia e dhënë gjashtë vite më parë ndaj kriminelëve që sulmojnë Republikën e Kosovës nuk solli asnjë dobi përveçse e shtoi padrejtësinë e pasigurinë.

Në këtë video deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, thotë se ky ligj ishte produkt i negociatave të dëmshme Thaçi-Daçiq.

“Gjashtë vite nga sot, 11 korrik 2013, deputetët e pushtetit bashkë me Qeverinë Thaçi, i imponuan Kuvendit, ligjin për amnisti-min e strukturave ilegale të Serbisë brenda Kosovës. Ky ligj pamundësoi ndjekjen dhe mospërfshirjen e personave të përdorur për obstruksion ndaj Republikës së Kosovës nga Serbia. Po ashtu i njëjti indirekt dekurajoi sistemin e drejtësisë dhe organet e sigurisë për të hetuar dhe gjetur individë të tillë që në një masë të madhe kanë qenë të përfshirë në krime të luftës.

Ndonëse ky ligj nuk i amniston krimet e luftës, pasoja faktike është pasiviteti total i institucioneve të Kosovës në apranfdalimin e tyre në pozicione vendimmarrëse, prej Policisë e AKI-së tek Gjykatat e së fundmi edhe brenda zyrës së Presidentit.

Ligji për amnisti ishte produkt i negociatave të dëmshme Thaçi-Daçiq, së bashku me Zajednicën dhe marrëveshje të tjera. I njëjti i parapriu krijimit të Listës Serbe, instrument në duart e Beogradit brenda institucioneve tona. Sot kemi raportime të njëpasnjëshme për problemet e mëdha që ish strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë raportojnë nga të dhëna sekrete të sigurisë e deri tek të dhënat shtetërore tregtare. Amnistia ndaj kriminelve serb që sulmojnë Republikën e Kosovës nuk solli asnjë dobi përveq që shtoi padrejtësinë ndaj pasigurisë”, ka thënë ajo./Telegrafi/

Exit mobile version