Site icon Telegrafi

Vetëvendosje garanton fuqinë e punëtorit nëpërmjet sindikatave

Lëvizjea Vetëvendosje thotë se me ardhjen e tyre në pushtet punëtorëve nuk do t’iu imponohet përfaqësimi nga tajkunët të cilët i shfrytëozojnë. Vullneti i tyre i lirë do të mbrohet dhe përfaqsohet nga organizimi i tyre i fuqishëm sindikal.

“Punëtorët e mi do të votojnë për…”

Këtij raporti mes pronarëve të ndërmarrjeve dhe punëtorëve, ku ka shumë raste që i pari shtypë këta të fundit deri në dirigjimin e votës në zgjedhje, do t’i vjen fundit më 6 tetor.

Raporti mes punëtorëve dhe pronarëve të ndërmarrjeve do të jetë raport i ndërtuar mbi parime të respektit të ndërsjelltë dhe barazisë. Këtë do ta garantojmë nëpërmjet lehtësimit të organizimit sindikal të punëtorëve dhe rritjes së fuqisë negociuese të tyre. Punëtorët e organizuar në sindikatat e tyre, në njërën anë do të kenë lehtësime tatimore, ndërsa në anën tjetër do të mbrohen nga pengesat eventuale që mund të vijnë nga menaxhmenti. Pamundësimi dhe pengimi i qëllimshëm i organizimit sindikal të punëtorëve, me Ligjin e ri për Organizimin Sindikal, do të njihet si vepër penale. Punëtorët do ta kenë të garantuar kontratën individuale të punës, me të gjitha përfitimet që sjellë ajo, dhe mbi të do ta kenë edhe kontratën kolektive që i mbronë ata si kolektivitet, thuhet në njoftimin e LVV.

Aty ku fuqia e punëtorëve të organizuar nuk bën punë, Lëvizja VETËVENDOSJE! do të sigurohet që punën ta bëj shteti, nëpërmjet sistemit gjyqësor. Ajo do të angazhohet për krijimin e Gjykatës së Veçantë të Punës. Kjo Gjykatë, nëpërmjet trajtimit të shpejtë dhe të drejtë të kontesteve që dalin nga marrëdhëniet e punës, do të kujdeset që raportet e reja mes pronarëve dhe punëtorëve të respektohen deri në pikën e fundit.

Me Lëvizjen VETEVENDOSJE!, punëtorëve nuk do t’iu imponohet përfaqësimi nga tajkunët të cilët i shfrytëozojnë. Vullneti i tyre i lirë do të mbrohet dhe përfaqsohet nga organizimi i tyre i fuqishëm sindikal, thotë LVV.

Exit mobile version