Telegrafi

Vetëvendosje dyshon se leja që Abdixhiku i dha Pacollit për t’u kthyer në Kosovë lidhet me formimin e qeverisë së re

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka shprehur dyshime në deklaratat e zyrtarëve ditë AKR-së dhe vet kreut të saj Behgjet Pacollit, se kjo parti nuk do të jetë pjesë e koalicionit LDK- AAK- NISMA.

“Kuptuam nga mediat se Ministri i Infrastrukturës [Lumir Abdixhiku] i ka dhënë leje zotit Pacolli për t’u kthyer në Kosovë dhe sigurisht se ne mendojmë që kjo është bërë që ai të merr pjesë në një seancë, përkundër faktit që ne mendojmë se zoti Pacolli duhet të qëndrojë i karantinuar apo së paku i vet izoluar për dy javë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Nagavci thotë se pos kthimit të Pacollit janë parë tendenca për të shtuar numrin e zëvendëskryeministrave.

“Kjo tregon se edhe qeveria në ardhje sikurse qeveritë tjera para Qeverisë Kurti po bëjnë diskutime për të përfituar sa më shumë pozita publike”.

Lexo po ashtu Nagavci: LDK po tenton të formojë një qeveri të varur nga Beogradi

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje thotë se pazaret po vazhdojnë pasi sipas saj akterë nga partitë që dëshirojnë ta bëjnë koalicionin kanë deklaruar se qeveria do të formohet javën që shkoi e që kjo nuk ka ndodhur./Telegrafi/