Site icon Telegrafi

Vetëvendosje i drejtohet Gjykatës Supreme, ankohet për vendimin e PZAP-së

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së që të mos numërohen rreth 5 mijë vota të diasporës.

Në njoftimin për media, LVV ka theksuar se presin që Gjykata Supreme në afat të marrë vendim duke ia mundësuar realizimin e të drejtës për të zgjedhur dhe numërimin e fletëvotimeve të qytetarëve tanë me banim jashtë Kosovës.

Lexo po ashtu PZAP refuzon ankesën e LVV-së për pranimin e votave të diasporës

Ndryshe, PZAP në mbledhjen e mbajtur dje ka refuzuar ankesën e subjektit politik LVV për pranimin nga KQZ i 4639 fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës.

Njoftimi i plotë i LVV-së:

Dorëzohet në Gjykatë Supreme ankesa ndaj vendimit të PZAP

Sot Lëvizja VETËVENDOSJE! dorëzoi në Gjykatën Supreme ankesën me qëllim lejimin e numërimit të të gjitha pakove me fletëvotime nga bashkatdhetarët tanë si dhe hedhjen poshtë të vendimit të PZAP-së.

Presim që në afat sa më të shpejtë Gjykata Supreme të marrë vendim duke ia mundësuar realizimin e të drejtës për të zgjedhur dhe numërimin e fletëvotimeve të qytetarëve tanë me banim jashtë Kosovës.

Rikujtojmë edhe njëherë se pakot me fletëvotime janë dërguar brenda afateve kohore nga bashkëatdhetarët dhe si të tilla ato duhet të numërohen dhe të bëhen pjesë e rezultatit final të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version