Lëvizja Vetëvendosje po bojkoton seancën e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është votimi i Qeverisë Kurti.
Aktualisht, në seancë nuk ndodhen deputetët e lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa seanca nuk po drejtohet nga kryetarja Vjosa Osmani.
Seancën po e drejton nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala.
Me kërkesën e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, është mbajtur një minutë heshtje për dy minatorët që humbën jetën dje në minierën e Artanës.