Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se më 1 shtator do të protestohet në sheshin e Prishtinës.
“Më 1 shtator protestojmë në sheshin e Prishtinës. Demarkacionin do ta ndalim me çdo kusht e çdo mjet demokratik”, thuhet në përshkrimin e videos së VV-së në të cilën është duke u transmetuar konferenca për shtyp e kryetarit Visar Ymeri.
“Edhe pse kundër kësaj marrëveshje janë nënshkruar mbi 200 mijë nënshkrime, janë mbajtur protesta dhe forma të tjera të kundërshtimeve, ky regjim i korruptuar po paraqitet i vendosur në ratifikimin e kësaj marrëveshje. Andaj ky do të përballet me vendosmërinë edhe më të madhe të qytetarëve andaj sot po shpallet organizimi i protestës gjithëpopullore më 1 shtator”, tha Ymeri. /Telegrafi/