Site icon Telegrafi

Veteranët të irrituar me Ministrinë e Financave: Ku shkuan 12 milionë euro? (Video)

Ministria e Financave nuk tregon se ku i ridestinoi mbi 12 milionë euro të marra nga Fondi i Pensioneve për veteranët. Kjo ka bërë që rreth katërmijë veteranë ta marrin vetëm një pension dhe jo tri sa edhe u takonte.

Shqipe Krasniqi, që e udhëheq departamentin e pensioneve për Vlerat e Luftës në kuadër të Ministrisë së Punës, ka thënë së Ministria e Financave nuk ua ka dhënë asnjë sqarim, pos që ka deklaruar se ka mungesë mjetesh, duke bërë kështu që departamenti të ketë ngarkesa dhe presione.

Ministria nuk i ka dhënë sqarim as departamentit që i ndan pensionet e veteranëve, pos që u ka thënë se kanë mungesë mjetesh.

Por, pavarësisht kësaj, 13 mijë veteranë kanë hyrë në sistemin e pensionimit, derisa nëntëmijë prej tyre kanë marrë pensionet për tre muaj, 3.913 të tjerë morën vetëm nga 170 euro. Kështu, vetëm 5.481.113 euro shpenzohen nga fondi i veteranëve.

Exit mobile version