Telegrafi

Veteranët i kthejnë përgjigje Kurtit: Propozimi juaj për verifikimin e listave është ndërhyrje në procesin gjyqësor

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), i ka kthyer përgjigje kryeministrit Albin Kurti, i cili pati propozuar hartimin e një ligji të ri që e nis një proces të vlerësimit dhe verifikimit të të gjithë pjesëmarrësve të luftës çlirimtare.

Në përgjigjen e OVL e UÇK-së thuhet se ky propozim i kreut të ekzekutivit është ndërhyrje në procesin gjyqësor.

Lexo po ashtu Kurti ua dërgon shkresën veteranëve, propozon ligj të ri për verifikimin e pjesëmarrësve në luftë

“Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nuk kanë qenë dhe nuk janë kompetente për vlerësim e verifikim, por janë të hapura për bashkëpunim….Neve na intereson që veteranët e luftës së UÇK-së të trajtohen dinjitetshëm, dhe do të ishte mirë që të hiqet neni që ua ndalon punësimin atyre”, thuhet në letrën e OVL e UÇK-së, dërguar Kurtit.

Letra është publikuar në Facebook nga kryetari i Organizatës së Veteranëve, Faton Klinaku. /Telegrafi/