Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), i ka kthyer përgjigje kryeministrit Albin Kurti, i cili pati propozuar hartimin e një ligji të ri që e nis një proces të vlerësimit dhe verifikimit të të gjithë pjesëmarrësve të luftës çlirimtare.
Në përgjigjen e OVL e UÇK-së thuhet se ky propozim i kreut të ekzekutivit është ndërhyrje në procesin gjyqësor.
“Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nuk kanë qenë dhe nuk janë kompetente për vlerësim e verifikim, por janë të hapura për bashkëpunim….Neve na intereson që veteranët e luftës së UÇK-së të trajtohen dinjitetshëm, dhe do të ishte mirë që të hiqet neni që ua ndalon punësimin atyre”, thuhet në letrën e OVL e UÇK-së, dërguar Kurtit.
Letra është publikuar në Facebook nga kryetari i Organizatës së Veteranëve, Faton Klinaku. /Telegrafi/