Ish-reprezentuesi i Portugalisë, Costinha ka thënë se është e pamundur të mos e duash Cristiano Ronaldon dhe kjo ndodh vetëm nëse je xheloz.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo, vlerësohet si njëri nga lojtarët më të mirë ndonjëherë, pasi shkëlqeu për Manchester Unitedin dhe Real Madridin përpara se të bashkohej me klubin aktual, Juventusin në vitin 2018.
Sidoqoftë, ai është kritikuar ndonjëherë për zemërimin e tij të dukshëm ndaj shokëve të skuadrës gjatë ndonjë humbje ose kur nuk i është pasuar topi.
Megjithatë, Costinha beson se bashkatdhetari i tij nuk do të ishte lojtari që është sot, nëse nuk do të përpiqej gjithnjë të ishte më i miri që mund të ishte.
“Nuk është e mundur të mos e duash Ronaldon nëse nuk je xheloz”, ka thënë fillimisht Costinha.
“Ai është i përulur dhe unë jam i lumtur për suksesin që ka pasur deri sot”.
“Unë e pashë atë të punojë për t’u bërë më i miri dhe unë jam portugez, kështu që ai më bën krenar”, përfundoi ish-mesfushori. /Telegrafi/