Telegrafi

Vetëm tre yje janë të pashitshëm nga Barcelona – të tjerët janë në treg

Frenkie de Jong thuhet se është identifikuar si një nga tre lojtarët e pashitshëm nga Barcelona, ​​pasi lideri i La Ligës kërkon të mbledhin fonde për të hyrë në tregun e transferimeve këtë verë.

Klubi katalunas u informua muajin e kaluar se do të duhej të mblidhte 200 milionë euro nga shitja e lojtarëve aktualë nëse do të kishin ndonjë shans për të hyrë në treg.

Presidenti i klubit, Joan Laporta kishte pohuar më parë se klubi ishte në një pozicion të fortë dhe u zotua se nuk do të ishte e nevojshme shitja e lojtarëve, por do t  shkurtojnë faturën e pagave deri në 180 milionë euro.

Lexo po ashtu Presidenti i UEFA-s thotë se rasti "Negreira" është më i rëndi që ka parë ndonjëherë në futboll

Sipas gazetës Sport, Barcelona do t’i japë përparësi shitjes së lojtarëve aktual të skuadrës, por mund të miratojë shitjet e emrave më të njohur nëse kërkohet.

De Jong thuhet se ishte një nga vetëm tre lojtarët që ‘nuk do të shiten në asnjë rrethanë’ nga klubi.

Lexo po ashtu Barcelona akuzohet se ka vendosur një formacion të paligjshëm kundër Elches

Mbrojtësi Ronald Araujo dhe ylli i mesfushës Pedri konsiderohen gjithashtu të paprekshëm nga Barcelona.

Marc-Andre ter Stegen, Alejandro Balde, Gavi, Jules Kounde, Raphinha dhe Robert Lewandowski thuhet se konsiderohen ndër emrat që Barcelona do të hezitonte t’i shiste. /Telegrafi/