Torino fitoi ndaj Palermos me rezultat 3-1 në Serie A.
Mysafirët shënuan të parët, por pastaj në skenë doli Andrea Belotti me një tre golësh të shpejt (73’, 76, 81’).
Ky ishte het-triku më i shpejtë në Serie A, që nga ai i Andriy Shevchenko (70′, 73′, 77′) në vitin 2000 ndaj Perugias.
Ukrainasi mban ende rekordin, por këtë herë shpëtoi për shumë pak sekonda pa ia thyer, pasi ai i Belottit u shënua për shtatë minuta e 15 sekonda.
Pas kësaj fitore Toro renditet në vendin e nëntë me 39 pikë. /Telegrafi/