Site icon Telegrafi

Vetëm PSG dhe Barcelona mbeten në garë për De Ligt

Matthijs de Ligt (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Matthijs de Ligt ende nuk ka vendosur që të marrë një vendim për të ardhmen e tij, pasi në mes janë dy klube, Paris Saint-Germain dhe Barcelona.

Mbrojtësi holandez dukej i vendosur për një lëvizje në Camp Nou para se agjenti i tij, Mino Raiola, kërkoi bonos për vete pas ndeshjeve të mrekullueshme të tij në Ligën e Kampionëve.

Që prej asaj kohe, është një luftë ofertash midis disa klubeve më të mira të Evropës, megjithatë janë vetëm dy kandidatë serioz, kampionët spanjollë dhe francezë, sipas Radio Montecarlo.

Matthijs de Ligt (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Barcelona nuk dëshiron të rrisë çmimin që kishin rënë dakord fillimisht me Raiolan.

Klubi katalanas gjithashtu është i prirur për të shmangur çdo vonesë pasi De Ligt është një nënshkrim kyç dhe dështimi i tj i prish planet e kësaj vere. /Telegrafi/

Exit mobile version