Telegrafi

Vetëm pesë milionë euro e ndajnë Mustafin nga Interi

Interi është duke vazhduar interesimin për Shkodran Mustafi.

Palët janë takuar disa herë tashmë, por kishte distancë të madhe mes ofertës dhe kërkesës.

Por, sipas Premium Sport, tashmë gjërat janë duke u bërë reale pasi Interi ka ofruar pesë milionë për ta huazuar dhe 30 të tjerë për ta blerë.

Gjithsesi edhe kjo ofertë nuk ka kënaqur Topçinjtë, të cilët kërkojnë 40 milionë euro.

Vlen të theksohet se një vit më parë mbrojtësi shqiptar kaloi te Arsenali nga Valenca për 37.5 milionë euro. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=3nNn_F3Knz0