Janë vetëm pesë futbollistë në Ligën Premier që kanë arritur të luajnë komplet 38 ndeshjet apo në total 3420 minuta.
Liga Premier ka sjell një sezon interesant, ku në fund skuadra e Antonio Contes, Chelsea është shpallur kampion.
Skuadra tjera të mëdha si Arsenali dhe Manchester United kanë mbetur jashtë top katërshes, duke mos mundur të sigurojnë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, disa skuadra kanë pasur këtë sezon futbollistë të ‘çeliktë’, të cilët kanë arritur të luajnë të gjithë minutat këtë sezon të Ligës Premier, shkruan Telegrafi.
Janë vetëm pesë futbollistë dhe të gjithë vijnë nga skuadra të ndryshme, ku nga skuadra kampione, Chelsea, është mbrojtësi spanjoll, Cesar Azpilicueta.
Pastaj vijnë, Fraser Forster i Southamptonit, Steve Cook i Bournemouthit, Ben Gibson i Middlesbrough dhe Ben Foster i WBA-së. /Telegrafi/
Pesëshja e futbollistëve të çeliktë që kanë luajtur gjithë minutat këtë sezon: