Telegrafi

Vetëm një ndeshje sot në Superligë, Feronikeli pret Gjilanin

Sot stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas hap dyert për një prej ndeshjeve më interesante të xhiros së parë të edicionit të ri në Superligë.

Skuadra që bëri shumë transferime në verë, Feronikeli, pret nënkampionin e Kosovës, Gjilanin.

Në letër nuk ka favorit, andaj 90-minutëshi i Drenasit pritet të jetë maksimalisht i luftuar nga ana e dy skuadrave, që do të luajnë për të marrë pikët e plota.

Ndryshe nga ndeshjet e djeshme, ky takim do të fillojë prej orës 13:30.

Gjyqtar kryesor në këtë ndeshje do të jetë Besfort Kasumi, asistentë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtar i katërt Burim Jahmurataj.

Kujtojmë që sot në program ishte edhe ndeshja Drita – Llapi, e cila u shty nga
Federata e Futbollit të Kosovës për shkak të angazhimit të gjilanasve në arenën ndërkombëtare, ku të enjten sfidojnë Legian e Varshavës në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës. /Telegrafi/