Telegrafi

Vetëm një klubi anglez kurrë nuk i ka shënuar gol Lionel Messi në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Barcelona do të takohet me Liverpoolin, përkatësisht Ajaxi me Tottenham Hotspursin.

Siç ndodh zakonisht, kanë filluar të qarkullojnë informacione rreth përplasjeve të ardhshme dhe njëri prej tyre është veçanërisht interesant.

Gjegjësisht, Lionel Mesi nuk ka shënuar gol kundër vetëm një prej klubeve angleze që janë takuar në garën elitare evropiane për klube. Natyrisht, është Liverpool.

Ai ka luajtur kundër “Th Reds” në muajin shkurt dhe mars të vitit 2007 në kuadër të 1/8 e finales së kësaj gare prestigjioze.

Megjithëse në ndeshjen e parë kataluansit fituan si mysafir, 1:0, Liverpooli arriti të kualifikohej në Camp çerekfinale në saje të triumfit në Camp Nou me rezultat 2:1.

Argjentinasi tani do të ketë mundësinë të “korrigjojë” statistikat kundër skuadrave angleze, ku në të kaluarën ka një bilanc të mirë – Arsenalit i ka shënuar nëntë gola, Mancester Cityt gjashtë sosh, tri Chelseat, katër Manchester Unitedit dhe Tottenham Hotspursat u tundi rrjetën në dy raste.

Ndryshe, takimi i parë mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet në kataluni më 1 maj dhe më pas, ndeshja kthyese do të zhvillohet më 7 maj në Angli. /Telegrafi/