Gianluigi Buffon ishte i vetmi lojtar që i fliste italianit Leonardo Bonucci te Juventusi gjatë muajve të fundit.
Mbrojtësi përfundoi transferimin prej 42 milionë eurove në San Siro ndërsa arsyeja e largimit raportohej se ishte prishja e atmosferës mes shumicës së lojtarëve në raport me reprezentuesin italian, transmeton Telegrafi.
Vetëm një lojtar haptazi e përshëndeti atë në mediat sociale dhe ishte Buffon.
“Skuadra dhe shokët e udhëtimit,” shkroi portieri. “Ne e përshkuam së bashku një pjesë të së njëjtës rrugë së bashku. Një rrugë fituese. Unë të uroj më të mirën. Do të më mungoj”, tha ndër të tjerash Buffon.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bonuccit, duke thënë se kapiteni do t’i mungoj.
“Do të më mungosh edhe ti. Faleminderit për fitoret që kemi ndarë, betejat e fituara edhe ato të humbura. Ne do ta shohim njëri-tjetrin në kombëtaren”, ishte reagimi i Bonuccit. /Telegrafi/