Mbrëmë janë zhvilluar dy ndeshje e para të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Gjersa Real Madrid pësoi humbje 2:1 kundër Wolfsburgut, PSG dhe Manchester City barazuan me rezultat 2:2.
Toni Kroos i Realit shquhet për pasime të sakta në ndeshje, por këtë javë futbollisti italian ishte më i suksesshëm se gjermani, transmeton Telegrafi.
Në fakt, i vetmi lojtar mbrëmë që ka pasur mbi 100 pasime të sakta ishte mesfushori i PSG-së, Thiago Motta, përkatësisht në takimin kundër Citizens kishte 105 pasime të mira kundrejt 15 të humbura.
Pas italianit, vijnë mbrojtësit Sergio Ramos i Realit dhe Thiago Silva i PSG-së me 87, gjegjësisht 83 pasime të sakta. /Telegrafi/