Telegrafi

“Vetëm nënshkrimi i Nico Williams nuk mjafton që Barça të kapërcejë Real Madridin” – legjenda braziliani tregon se sa lojtarë duhet të blihen

Rivaldo, legjenda e Barcelonës nuk e sheh ardhjen e mundshme të Nico Williams si të mjaftueshme që katalanasit të luftojnë për tituj kundër Real Madridit të Kyllian Mbappe, nënshkrimi i ri i kampionit aktual të La Ligës dhe Ligës së Kampionëve.

Real Madridi nuk po ndalet, ndërsa Barcelona ka projektuar transferimin e Nico Williams, duke krijuar një dyshe të madhe në sulm.

“Edhe pse kam dashuri të madhe për Barcelonën, nuk mund të gënjej: Real Madridi është përpara. Nëse Nico Williams shkon te Barça, do të jetë diçka pozitive, por unë ende besoj se duhet të bëhen edhe një ose dy nënshkrime të tjera për të qenë skuadra që “magjepsi botën”, deklaroi ish-fituesi i “Topit të Artë”.

Braziliani u ndal edhe duke e analizuar situatën e transferimeve, duke shtuar se çdo lojtarë që ndryshon klub duhet ta tregojë vetën në fushë.

“Për të ndryshuar trendin duhet të blini lojtarë dhe më pas të shihni se çfarë ndodh në fillim të sezonit dhe në duelet e drejtpërdrejta kundër Real Madridit. Sigurisht që nuk mund të flisni për atë që nuk ka ndodhur ende, por Barça duhet të tregojë me lojën e tyre që mund të jetë po aq e fortë sa Real Madridi”.

“Në letër, me nënshkrimin e Nicos, ai do të ishin të fortë, por, në praktikë, ai do të duhet ta tregojë vetën, veçanërisht në El Clasico, duke demonstruar kërcim dhe cilësi”, vlerësoi Rivaldo për Betfair.

Ish-fituesi i Kupës së Botës në vitin 2002 ka këmbëngulur për disa kohë se Barcelona duhet të nënshkruajë me “dy mbrojtës dhe një sulmues” për të forcuar skuadrën. /Telegrafi/