Carlos Tevez i njohur ndryshe si ‘Apache”, idhull i tifozëve të Boca Juniors dhe legjenda e futbollit argjentinas, në moshën 35-vjeçare, u bë futbollisti i dytë më i trofeshëm në historinë e vendit të tij.
Fitorja e Boca Juniors kundër Rosario Central ka bërë që klubi i Tevez të fitojë Superkupën e Argjentinasës.
Ky ishte trofe i 27-të i karrierës për sulmuesin argjentinas, i cili ka bërë karrierë të bujshme në shumë skuadra të mëdha evropiane.
Pra me këtë trofe, Tevez la pas vetes Lucho Gonzalezin, ndërsa para tij tani është vetëm ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i cili ka fituar 35 trofe.
Tevez deri tek kjo arritje ka ardhur pas fitimit të trofeve me Boca Juniorsin, pastaj Corinthiansin, Manchester Unitedin, Manchester Cityn dhe Juventusin.
#SupercopaArgentina | Carlitos Tevez y el título 27 en su carrera: “Salir campeón con esta camiseta es algo único.”#Boca 🆚 #RosarioCentral pic.twitter.com/OB9NwbA38z
— TNT Sports Argentina (@TNTSportsAR) May 3, 2019
Tifozët e Boca Juniorsit e adhurojnë atë, sepse ai bëri atë që shumë yje vetëm e kanë folur, pra në kohën kur mund të luante në nivele të larta, ai u kthye për të luajtur për klubin e qytetit të tij.
Sulmuesi i njohur më së shumti trofe ka fituar me Bocan plot shtatë, ndërsa me Unitedin dhe Juventusin ka nga gjashtë. /Telegrafi/
Carlos #Tevez is the 2nd most successful Argentine footballer in history, with 27 titles!
📸@SC_ESPN pic.twitter.com/I8D14myZXH
— Boca in English | Podcast (@CABJ_English) May 3, 2019