Patrick Cutrone është emri i momentit në Serie A, pasi sulmuesi edhe pse tani i ka mbushur 20 vjet, po mban Milanin mbi supe.
Nga statistikat e fundit, del që vetëm sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe ka arritur të jetë më vendimtare se ai nga futbollistët me moshën nën 21 vjeç.
Por diferenca e vlerës është shumë e madhe, pasi sulmuesi francez i cili ka kalua si huazim nga Monaco, në fund të sezonit do t’i kushtojë PSG-së plot 180 milionë euro.
Në anën tjetër italiani është produkt i shkollës së Milanit, ku si i vogël kishte ardhur nga Interi.
Mbappe ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 14 asistime, në dy gara si Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, numri 63 i Milanit është i dyti me 14 gola dhe katër asistime.
Ai ka shënuar 6 herë në Serie A, 4 herë në Ligën e Evropës, 2 herë në kualifikimet për Ligën e Evropës dhe dy gola në Kupën e Italisë.
Pas tyre vjen i riu i Borussia Dortmund, Cristian Pulisic. /Telegrafi/
Kylian Mbappé • 16 • is the only U20 player to have scored more goals across all competitions than Patrick Cutrone • 14 • this season.
🔴 6 Serie A goals
⚫️ 4 Europa League goals
🔴 2 Europa League quali goals
⚫️ 2 Coppa Italia goalsGrande Cutro! pic.twitter.com/iIbWSgFKlT
— SCOUTED (@scoutedftbl) February 25, 2018