Telegrafi

Vetëm Kylian Mbappe në ‘luftë’ me Lionel Messin për ‘Këpucën e Artë’

Pas disa paraqitjeve të mira, sidomos ajo në fundjavë ndaj Real Betis, ka bërë që ylli i Barcelonës, Leo Messi të krijojë një boshllëk në garën për ‘Këpucën e Artë’ me rivali e vetëm Kylian Mbappen.

Në Benito Villamarin ai bëri paraqitje të madhe duke arritur në 29 gola në La Liga Santander këtë sezon.

Vetëm Cristiano Ronaldo, së bashku me shokun e skuadrës së Messit, Luis Suarezin e kanë ndërprerë sundimin e argjentinasit në krye të listës së golave ​​në Evropë në vitet e fundit.

Në këtë fazë të sezonit, vetëm Mbappe mund të konsiderohet si një rival i madh për të marrë kurorën e tij.


Radhitja aktuale e golave dhe pikëve


Francezi ka vazhduar të garojë me Messin, por tashmë ka një disavantazh prej gjashtë pikësh, apo tre golash.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka shënuar 26 gola në 22 ndeshje të Ligue 1.

Kanë mbetur edhe 10 ndeshje në të cilat do të vendoset golashënuesi më i mirë në Evropë.


Fituesit në nëntë vitet e fundit


Fabio Quagliarella, Cristiano Ronaldo, Krzysztof Piatek dhe Kun Aguero janë në një farë mënyre jashtë garës, pasi lista dominohet nga Leo Messi dhe Kylian Mbappe, i cili duket se është i vetmi lojtar që mund ta ndalojë yllin e Barcelonës të fitojë tjetër çmim. /Telegrafi/