Formacioni startues i Liverpoolit në ndeshjen kundër Shrewsbury Town në Kupën FA përbëhej nga lojtarë të rinj.
Madje edhe Jurgen Klopp ia lëshoi vendin trajnerit të ekipit U-23 të Redsave, Neil Critchley, i cili do ta drejtojë skuadrën në këtë sfidë, e cila përsëritet meqenëse takimi i parë u mbyll baras (2-2).
Një fakt interesant është se nga 11 lojtarët që filluan nga minuta e parë, vetëm katër prej tyre kanë lindur para vitit 2000.
Njëherësh, kapiteni i Liverpoolit në këtë ndeshje, Curtis Jones, është lojtari më i ri në histori të klubit (19 vjet e pesë ditë) që e bart shiritin e kapitenit.
Më poshtë janë katër lojtarët që kanë lindur para vitit 2000:
Pedro Chirivella (1997)
Caoimhin Kelleher (1998)
Liam Millar (1999)
Adam Lewis (1999)
/Telegrafi/