Telegrafi

Vetëm gjashtë muaj: Egzon Sinani largohet nga Gjilani

Egzon Sinani është larguar zyrtarisht nga Gjilani.

Përmes një njoftimi në Facebook, 29-vjeçari e bëri publik vendimin për t’i ndarë rrugët me klubin gjilanas.

Sinani pritet që në ditët e ardhshme të rikthehet te Prishtina, aty ku ishte para kalimit te Gjilani.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e tij të plotë dhe pa ndërhyrje:

Përshëndetje miq dhe dashamirë!

Me këtë shkrim dua të ju njoftoj që me përfundimin e garave Europiane ka përfunduar edhe kontrata ime me SC Gjilani , faleminderit të gjith atyre që na mbështetën në këtë rrugëtim e sidomos bashkëlojtarëve që sakrifikuan shumë për ta ngritur emrin e SC Gjilanit si në nivel vendi ashtu edhe në nivele Europiane .

Shumë shpejt do të ju informoj edhe për te rejat dhe hapat e radhës në vazhdimin e karierës time. /Telegrafi/