Liga Premier do të shqyrtojë urgjentisht thirrjet VAR në ndeshjet e së shtunës që përfshijnë West Ham dhe Neëcastle United me PGMOL, organizata zyrtare e gjyqtarëve.
Incidentet që përfshijnë përdorimin e teknologjisë në humbjen 2-1 të West Ham ndaj Chelseat, dhe barazimi pa gola mes Magpies dhe Crystal Palace do të shikohen.
Të dyja ndeshjet kishin gola të shënuar, duke shkaktuar polemika të mëdha mes lojtarëve, trajnerëve, ekspertëve dhe tifozëve.
VAR ishte gjithashtu pjesë përbërëse e rezultateve të disa ndeshjeve të tjera të shtunën, por Liga Premier dhe “Professional Game Match Officials Limited” – PGMOL – po shikojnë vetëm golat në “Stamford Bridge” dhe “St James’ Park”.
Disa nga kritikat rrjedhin nga përdorimi i VAR-it për të anuluar thirrjet e diskutueshme që ishin bërë tashmë – siç shihet në dy incidentet që do të vlerësohen.
Nënshkrimi i ri i West Ham, Maxwel Cornet mendoi se kishte shënuar gol në Stamford Bridge. Por, pas shqyrtimit nga gjyqtari Andy Madley, goli u anulua për shkak të një sfide nga Jarrod Boëen ndaj portierit të Chelseat, Edouard Mendy.
Newcastle iu dha një gol pasi një krosim nga mbrojtësi Tyrick Mitchell. Megjithatë, zyrtari i VAR-it, Lee Mason e anuloi atë sepse mesfushori i Magpies, Joe Willock u përplas me portierin e Crystal Palace, Vicente Guaita, në një incident që besohet të jetë humbur nga Michael Salisbury, gjyqtari në fushë.
Nuk është menjëherë e qartë se cilat do të jenë implikimet e këtij rishikimi urgjent dhe nëse kjo do të ndryshojë përdorimin e VAR në ndeshjet e ardhshme të ligës së lartë në Angli.
Kishte pika të diskutuara rreth VAR-it në shumë nga ndeshjet e Ligës Premier të shtunën, të cilat nuk ka thënë se do t’i shqyrtojë në këtë fazë.
Gjyqtari Michael Oliver zgjodhi t’i përmbahej thirrjes së tij fillestare në ndeshjen e Nottingham Forest kundër Bournemouth, duke i dhënë nikoqirëve një penallti në “City Ground”, pavarësisht se iu kërkua të rishikonte incidentin në monitorin e fushës.
Ndërkohë, trajneri i Evertonit, Frank Lampard mendoi se VAR duhet të kishte ndërhyrë për të kthyer kartonin e verdhë të Virgil van Dijk për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Amadou Onanës, të përmirësuar në të kuq në pjesën e dytë të derbit të “Merseyside”.
Ndërkohë, Tottenham kishte dy gola të përjashtuar për pozicion jashtë loje gjatë derbit të tyre në Londër kundër Fulhamit, dhe trajneri i Leeds, Jesse Marsch u përjashtua pasi u zemërua me dy vendime penallti që shkuan kundër ekipit të tij pasi humbën 5-2 në Brentford. /Telegrafi/