Telegrafi

Vetëm Burnley ka bërë ofertë zyrtare për Vedat Muriqin dhe është refuzuar menjëherë nga Fenerbahce

Ka qenë vetëm Burnley nga Liga Premier që ka bërë ofertë zyrtare për Vedat Muriqin dhe ajo ofertë është refuzuar si nga lojtari ashtu edhe nga menaxhmenti i Fenerbahçes dhe tema është mbyllur.

Sipas Hurriyet, Vedat Muriqi përcjellët nga disa klube, ku nuk mungon as emri i Manchester United, por klubi për herë të ka folur për oferta.

Mediat turke kanë shkuar se ylli kosovar, ishte i hutuar nga ofertat e klubeve britanike dhe nuk ka mundur të luante si më parë.

Vedat Muriqi Foto: Fenerbahce SK/Twitter

Sipas zëdhënësit të klubit në janar ka pasur vetëm një ofertë zyrtare për lojtarin.

“Është e vërtetë që disa klube evropiane E ndjekin Vedat Muriqin, por nuk ka asnjë ofertë nga Manchester United. Ne morëm një propozim nga Liga Premier në fatin e janarit. Oferta është nga Burnley Club. Fenerbahçe tha jo dhe tema tashmë është e mbyllur”.

“Po, është e vërteta … Ekipi i vetëm që ka bërë një ofertë për transferimin e Vedat Muric deri më tani është skuadra britanike Burnley”, ka thënë ai.

Vedat Muriqi (Foto: Fenerbahce SK / Twitter)

Burnley është ndër skuadrat më modeste të Ligës Premier dhe aktualisht është i 11-ti me 34 pikë në kampionat.

Skuadra e tyre ka një vlerë totale prej 196 milionë euro dhe sipas këtyre shifrave, oferta ka qenë e ulët. /Telegrafi/