Site icon Telegrafi

Vetëm me bluzë të bardhë – Rita Ora ngrit temperaturat me imazhet e fundit

Rita Ora

Ajo di si të tërheqë vëmendjen edhe në tapetin e kuq, por edhe me një “selfie” të thjeshtë.

Rita Ora të premtën ka postuar një numër të fotove të saj super seksi për të treguar format e saj.

Bukuroshja 27 vjeare ka ngritur temperaturat me pozat e saj me një bluzë të bardhë të gjatë, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pasi nuk kishte asgjë tjetër të veshur, pos bluzës.

Këngëtarja vjen me këto foto pasi u shfaq në New York nga një hotel me të dashurin e saj Andreë Watt javën e kaluar.

Çifti ka kohë që po takohen së bashku që prej fillimit të vitit, në mesin e spekulimeve se Rita një kohë ishte rikthyer me Tyrone Wood.

Megjithatë, sipas The Sun, Rita dhe Tyrone mbeten vetëm miq. /Telegrafi/

Exit mobile version