Sipas të dhënave zyrtare të La Ligas, vetëm 13 lojtarë të Barcelonës janë regjistruar për të luajtur në ligë sezonin e ardhshëm.
Lista përfshin Marc Andre ter Stegen, Jules Kounde, Eric Garcia, Andreas Christensen, Pedri, Gavi, Franck Kessie, Ferran Torres, Frenkie De Jong, Ansu Fati, Robert Lewandowski, Ousmane Dembele dhe Raphinha.
Këta janë emrat që shfaqen në faqen e La Ligas, ndërsa Barcelona ende ka shumë punë për të bërë për regjistrimin e lojtarëve të tjerë.
Barcelona tani është në një litar të ngushtë për të regjistruar lojtarë si Ronald Araujo, Alejandro Balde, Ilkay Gundogan dhe Inigo Martinez përpara se sezoni të fillojë pas rreth 30 ditësh.
Klubi duhet të ulë faturën e pagave të saj duke larguar disa lojtarë si të huazuarit e kthyer për të shmangur një problem serioz në fillim të sezonit.
Andaj, Barcelona nuk ka edhe shumë kohë për ta bërë këtë, andaj do t’i duhet të veprojë shpejtë për t’i regjistruar lojtarët. /Telegrafi/