Telegrafi

I vetëm, 11-vjeçari udhëtoi 1200 km për t’u larguar nga Ukraina – nëna e tij tregon arsyen prekëse pse nuk mundi ta shoqëronte djalin e saj

Një djalë ka mbërritur i sigurt në Sllovaki pasi udhëtoi rreth 1200 km (750 milje) nga Ukraina lindore me jo më shumë se dy çanta të vogla, një pasaportë dhe numrin e telefonit të të afërmve të tij.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Hassan, 11 vjeç, la shtëpinë e tij në Zaporizhzhia sepse nëna e tij nuk mund të linte nënën e saj të moshuar.

Lexo po ashtu Vezë e qumësht për mbijetesë, me familjen e saj jetojnë në një bunker: Rrëfimi i 20-vjeçares e cila përmes TikTok po tregon realitetin e tmerrshëm të agresionit rus në Ukrainë

Ajo e hipi vogëlushin në një tren dhe kur më në fund arriti në kufi, u ndihmua nga doganierët.

Zyrtarët thanë se ai ishte një hero i vërtetë dhe i kishte bërë për vete të gjithë me buzëqeshjen e tij.

Djali mbërriti në kufi me një qese plastike, një çantë shpine të vogël të kuqe dhe pasaportën e tij.

Lexo po ashtu Nënat në Poloni vendosin karroca në kufi për fëmijët refugjatë nga Ukraina

Ai u pranua nga vullnetarë të cilët i dhanë ushqim dhe pije ndërsa zyrtarët e kufirit ranë në kontakt me të afërmit në kryeqytetin sllovak Bratislavë.

Nëna e tij, në një video të postuar nga policia sllovake, falënderoi të gjithë për kujdesin për djalin e saj.

“Pranë qytetit tim është një termocentral që rusët po bombardojnë. Unë nuk mund ta lija nënën time – ajo nuk mund të lëvizë vetë – kështu që dërgova djalin tim në Sllovaki”, ka rrëfyer ndër tjerash Julia Pisecka. /Telegrafi/