Merr fund arratia e 24-vjeçarit të dyshuar për aksident me fatalitet.
Policia e Kosovës njofton se më datë 27. 11. 2023 rreth orës 15:30 i dyshuari i aksidentit të shkaktuar me fatalitet me datës 26. 11. 2023 në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, së bashku me avokatin mbrojtës është vet dorëzuar në njësitin e Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Pejë.
Pas intervistimit nga hetuesit e aksidenteve me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
24-vjeçari Aaron Rexhaj, dyshohet se shkaktoi një aksident me fatalitet në Pejë, duke goditur për vdekje një person të moshës 41-vjeçare.
Pas këtij akti ai iku nga vendi i ngjarjes.
Për kapjen e tij, organet e rendit kërkuan ndihmë edhe nga qytetarët./Telegrafi/