Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një vetë aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 10:55 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Suharekës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Sipas tij, në veturë ishin katër persona ku tre prej tyre janë dërguar në emergjencën në Prizren e njëri prej tyre ka ndërruar jetë.
“Referuar informacioneve nga mjekët kompetent, si pasojë e vetë aksidentit njëri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë”, ka thënë Kelani. /Telegrafi/