Site icon Telegrafi

Vetë-aksident në Podujevë, lëndohet një person

Foto: Ilustrim

Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e një vetë-aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në fshatin Lupç të Podujevës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 11:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një vetë-aksident trafiku. Si pasojë e vetë-aksidentit një person  ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq, siç tha ajo njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë-aksidenti. /Telegrafi/

Exit mobile version