Telegrafi

Vetë-aksident në Lipjan, lëndohet një person

Foto: Arkiv

Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e një vetë-aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 08:45 në fshatin Banullë, në Lipjan.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 08:45 është  raportuar për një vetë-aksident në fshatin Banullë. Si pasojë e këtij vetë- aksidenti vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë sjellë deri te ky vetë-aksident. /Telegrafi/