Një veturë është vetaksidentuar sonte në Pejë, me ç’rast vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime.
Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, sipas të cilit vozitësi është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencë.
“Sonte rreth orës 20:15 policia është njoftuar se në rrugën ‘Zhujë Selmani’, ka ndodhur një vetaksident ku vozitësi ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës”, ka thënë Gashi.
Sipas tij në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të policisë, të cilat po hetojnë shkaqet e aksidentit./Telegrafi/