Telegrafi

Vetaksidentohet një veturë në rrugën Prishtinë – Pejë, lëndohen katër persona

Foto: Ilustrim

Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në orën 20:25, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi.

Ai tutje ka bërë të ditur se njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin. /Telegrafi/